Fjuridik

NJOFTIM!

Njoftohen studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-it, se më datë 06.11.2024 nuk do të zhvillohet mësimi, pasi Fakulteti juaj është bashkëorganizator i Konferencës me titull: “9th International Scientific Conference of the Faculty of Law: Law, Good Governance and Social Justice”, e cila do të mbahet në Universitetin e Tetovës.

Konferenca do të organizohet nga:

  • Fakulteti i Drejtësisë – Universiteti i Tetovës
  • Fakulteti i Drejtësisë – Universiteti “Haxhi Zeka”, Pejë – Kosovë
  • Fakulteti i Drejtësisë – Universiteti “Kadri Zeka”, Gjilan – Kosovë
  • Fakulteti i Drejtësisë – Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë – Kosovë

Ngjarja do të zhvillohet nga data 06 deri më 08 nëntor 2024 në Universitetin e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut. ISCCS2024 do të mbledhë një komunitet ndërkombëtar ekspertësh për të diskutuar rezultate të reja kërkimore, perspektiva për zhvillime të ardhshme dhe aplikime inovative që lidhen me Drejtësinë, Kriminalistikën, Politiken, Shoqërinë, Mediat, Komunikimin dhe Marrëdhëniet Publike.

Për më shumë informacione, vizitoni: https://sites.google.com/unite.edu.mk/faculty-of-law/