Njoftim lidhur me tranferin e studimeve- Fakulteti i Gjeoshkencave

Njoftohen studentët e interesuar se bazuar në Kalendarin Akademik 2021/2022, nga data 01.02.2022 deri më 11.02.2022 mund t’i parashtrojnë kërkesat për transferim brenda dhe jashtë Universitetit, përkatësisht Fakultetit të Gjeoshkencave.

 

Kriteret për transferim të studentëve janë të përcaktuara në Statutin e Universitetit, Rregulloren për transferim të studentëve në Universitetin “Isa Boletini” dhe aktet tjera të institucionit.

 

Studentët që dëshirojnë të transferohen duhet t’i dorëzojnë këto dokumente;

  • Kërkesën për transferim (shkarkohet në SMU)
  • Vërtetimi për statusin e studentit
  • Certifikatën e notave nga fakulteti prej nga vijnë,
  • Planprogrami i studimeve (i vulosur)
  • Vendimi mbi akreditimin.
  • Pas aprovimit të kërkesës fletë çregjistrimin nga fakultetit paraprak,

 

Afatet:

  • Afati për transfer nga jashtë dhe brenda Universitetit, aplikimi prej 02.2022 deri më 11.02.2022
  • Nxjerrja e vendimeve prej 14.02.2022 deri 18.02.2022
  • Dorëzimi i listave të transfereve në rektorat më 22.02.2022
  • Regjistrimi i semestrit dhe fotografimi prej 23-24.02.2022