Njoftim lidhur me tranferin e studimeve- Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore

NJOFTIM

Prej datës 01.02.2022 deri më 11.02.2022, në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore bëhet transferimi i studentëve brenda dhe jashtë Universitetit.

Kriteret për transferim të studentëve janë të përcaktuara në Statutin e Universitetit, Rregulloren për transferim të studentëve në Universitetin “Isa Boletini” dhe aktet tjera të institucionit.

Afatet:

  • Transferi nga jashtë dhe brenda Universitetit, aplikimi prej datës 01.02.2022 deri me datën 11.02.2022.
  • Nxjerrja e vendimeve prej datës 14.02.2022 deri me datën 18.02.2022.
  • Dorëzimi i listave të transfereve në rektorat me datën 22.02.2022.
  • Regjistrimi i semestrit dhe fotografimi prej datës 23 deri me datën 24.02.2022.