1

Njoftim – më 27 janar 2023 mbahet tryeza: Përmbytjet dhe shkaktarët e tyre në Kosovë”

Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), organizon tryezën me titull “Përmbytjet dhe shkaktarët e tyre në Kosovë”. Panelistë në tryezë do të jenë përfaqësuese nga Fakulteti i Gjeoshkencave, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Mitrovicës dhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Gjatë tryezës përveç prezantimeve nga panelistët do të ketë hapësirë edhe për debate, pyetje e diskutime.

 Tryeza do të mbahet më 27.01.2023 (e premte) nga ora 10:00 në sallën e rektoratit në UIBM!