Panoja

Njoftim – më 4 mars 2019, inaugurohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizojnë ceremoninë e inaugurimit të “Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UMIB”, më 4 mars 2019, nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Madh të UMIB-it.

Në këtë ceremoni inauguruese do të marrin pjesë personalitete të rëndësishme të institucioneve të Kosovës (z. Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit, Besim Beqaj – Ministër për Inovacione dhe Ndërrmarrësi, dhe Bedri Hamza – Ministër i Financave), profesorë, përfaqësues biznesesh dhe studentë që në një mënyrë apo tjetër përkrahën dhe vazhdojnë ta përkrahin institucionin tonë.

Ftoheni që të merrni pjesë në këtë ceremoni dhe ditë të rëndësishme për universitetin tonë.