Njoftim nga menaxhmenti i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” rreth afateve të provimeve
Menaxhmenti i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” informon studentët dhe personelin akademik se organizimi i provimeve të afatit të marsit për studentët absolventë dhe afatit të jashtëzakonshëm të prillit, shtyhet për një periudhë tjetër më të përshtatshme.
Universiteti po bën të gjitha përpjekjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e afateve të provimeve. Përmes njoftimeve zyrtare, do t’ju përcillet në kohë çdo informacion i ri lidhur me organizimin e provimeve.