Njoftim për afatin e tetorit
Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se afati i tetorit për paraqitjen e provimeve hapet nga data 06.10.2020 deri më 09.10.2020. Me këtë rast ju kërkojmë ndjesë meqë ka ndodhur një gabim teknik, meqë afati i shtatorit për notim nga profesorët është deri me 05.10.2020, përderisa afati i tetorit hapet më 01.10.2020 sipas vendimit të marrë nga Senati. Tani jemi detyruar që ta mbyllim prapë në mënyrë që të mundësohet afati i shtatorit me u zhvillu sipas kalendarit akademik.
Studentët që e kanë paraqitur provimet i njoftojmë se pasi të hapet afati i tetorit duhet prapë me i paraqit provimet e tetorit sepse fletëparaqitjet e datës 01.10.2020 janë fshirë. Kurse studentët e nivelit master, që i kanë paraqitur provimet e tetorit dhe nëse e kanë kryer pagesën, luten që të ruajnë ato fletëpagesa, kurse paraqitjen e provimeve ta bëjnë përsëri dhe ta shtypni fletëpagesën sikur zakonisht. Në rast që e keni kryer pagesën, fletëpagesës së re ia bashkëngjitni fletëpagesën e paguar të datës 01.10.2020. Nëse nuk e keni kryer pagesën e zhvilloni procedurën e zakonshme, i paraqitni provimet, e shtypni fletëpagesën dhe e paguani ne ndonjërën nga bankat.