FIMK

Njoftim për afatin e transferimit të studentëve në FIMK

Njoftohen studentët e interesuar se bazuar në Kalendarin Akademik 2023/2024, nga data 01.02.2024 deri më 09.02.2024 mund t’i parashtrojnë kërkesat për transferim brenda dhe jashtë Universitetit, përkatësisht Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike.

Kriteret për transferim të studentëve janë të përcaktuara në Statutin e Universitetit, Rregulloren për transferim të studentëve në Universitetin “Isa Boletini” dhe aktet tjera të institucionit.

Studentët që dëshirojnë të transferohen duhet t’i dorëzojnë këto dokumente;

  • Kërkesën për transferim (shkarkohet në SMU)
  • Vërtetimi për statusin e studentit
  • Certifikatën e notave nga fakulteti prej nga vijnë,
  • Planprogrami i studimeve (i vulosur)
  • Vendimi mbi akreditimin.
  • Pas aprovimit të kërkesës fletë çregjistrimin nga fakultetit paraprak,

 

Afatet:

  • Afati për transfer nga jashtë dhe brenda Universitetit, aplikimi prej 02.2024 deri më 09.02.2024.
  • Nxjerrja e vendimeve prej 12.02.2024 deri 16.02.2024.
  • Dorëzimi i listave të transfereve në rektorat më 21.02.2024.
  • Regjistrimi i semestrit dhe fotografimi prej 22-23.02.2024.