Njoftim për kandidatët e pranuar në vitin e parë për vitin akademik 2015/2016 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet prej dt. 03.09.2015 deri më 10.09.2015, prej orës 9:00 – 15:00. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luten që t’i përmbahen afatit të lartshënuar.
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Mitrovicës Isa Boletini, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja Universitetit të Mitrovicës Isa Boletini.