Njoftim për simulimin e rastit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!
Të nderuar/a
Njoftoheni se të enjten më 25.01.2024 nga ora 12:00 (salla S409), në Fakultetin Juridik, asistentja, Albulena Uka me kolegët e vitit të III-të, në kuadër të ushtrimeve nga lënda “E drejta ndërkombëtare publike”, do të demonstroj simulimin e rastit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për rastin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kam kënaqësinë që në emër të Menaxhmentit të Fakultetit, të ju ftoj të ndiqni demonstrimin e këtij aktiviteti profesional nga studentët e Fakultetit tonë!
Sinqerisht,
Prof. asoc. dr. Islam Qerimi, dekan i Fakultetit Jurdik!