Njoftim për studentët e pranuar në afatin e dytë plotësues
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në afatin plotësues do të bëhet me datë 08.10.2015 dhe 09.10.2015, prej orës 9:00 – 14:00.
Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luten kandidatet që t’i përmbahen afatit të lartshënuar. Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
- Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit;
- Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale;
- Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Mitrovicës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
- Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë në lartësi prej 25 € për studime të rregullta. Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja e Universitetit të Mitrovicës.