Njoftim për transfer Fakulteti Ekonomik
Njoftim
Afati për transferim brenda dhe jashtë Fakultetit Ekonomik
Njoftohen studentët e interesuar se bazuar në Kalendarin Akademik 2023/2024, kërkesat për transferim brenda dhe jashtë Universitetit, përkatësisht Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë, mund t’i parashtrojnë më së largu deri më 09.02.2024.
Kriteret për transferim janë të përcaktuara me Statutin e Universitetit dhe Rregulloren Nr. 1668 dt. 28.09.2021 për transferim të studimeve në Universitetin “Isa Boletini”, në Mitrovicë.
Kushtet për transferim
- Kandidati duhet të jetë student i rregullt;
- Të ketë fituar kushtin për transferim të studimeve së paku në vitin e dytë.
Dokumentet e nevojshme për transferim
Kandidatët që aplikojnë për transferim duhet të dorëzojnë këto dokumente:
- Kërkesën për transferim (shkarkohet në SMU);
- Vërtetimin për statusin e studentit;
- Certifikatën e notave nga fakulteti prej nga vijnë;
- Kopja e letërnjoftimit;
- Planprogrami i studimeve (i vulosur);
- Vendimi mbi akreditimin.