Njoftim për transferim të studimeve
Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për të transferuar studimet nga Universitetet tjera në Universitetin“Isa Boletini” Mitrovicë, Fakultetin e Edukimit, se afati për transferimet do të jetë nga data 01.02.2021 deri më 12.02.2021.
Kushtet për transferim janë:
1. Të jetë student i rregullt në Fakultetin e Edukimit;
2. Të ketë fituar kushtin për vazhdim të studimeve së paku në vitin e dytë.
Dokumentet e kërkuara për transferim janë:
1. Kërkesa për transferim (nxjerrët nga SMU):
2. Certifikata e notave;
3. Vërtetimin për statusin e studentit:
4. Plan-programin e fakultetit ku aktualisht studion (i vulosur):
5. Syllabuset e lëndëve:
Vërejtje: Dokumentet duhet të dorëzohen në Fakultetin e Edukimit, Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë.