Njoftim për transferim të studimeve

Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për të transferuar studimet nga universitetet tjera në fakultetet përkatëse të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, se afati për transferime është nga data 01.02.2021 deri më 12.02.2021.

Kushtet për transferim janë:

  1. Të jetë student i rregullt
  2. Të ketë fituar kushtin për vazhdim të studimeve së paku në vitin e dytë

 

Dokumentet e kërkuara për transferim janë:

  1. Kërkesa për transferim (nxjerrët nga SMU)
  2. Certifikata e notave
  3. Vërtetimin për statusin e studentit
  4. Plan-programin e fakultetit ku aktualisht studion (i vulosur)
  5. Syllabuset e lëndëve