ERMZ1248

Njoftim rreth procedurës së aplikimit për bursë të MAShTI – t

Njoftohen studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” të cilët kanë të drejtë aplikimi për bursë të MAShTI – t (Njoftimi) se është hapur afati për aplikim në SMU.

Procedurat për aplikim janë si më poshtë:

  1. Studentët qasen në SMU – në e tyre dhe duhet të klikojnë tek fusha TJERA – APLIKO PËR BURSË (shiko MANUALIN në faqe 33);
  2. Klikoni butonin APLIKO;
  3. Pasi të hapet dritarja, tek “Apliko për bursë për vitin akademik” duhet të zgjidhet viti akademik 2018/2019 dhe klikoni APLIKO;
  4. Shfaqet njoftimi “Ju aplikuat me sukses” dhe tek butoni Raporti, shtypet raporti që keni aplikuar;
  5. Raporti i shtypur dorëzohet tek zyra për shërbime studentore në rektoratin e UMIB – it.

Suksese!