Njoftimi

Njoftim rreth vendimeve parandaluese të UMIB-it për Covid-19

Universiteti i Mitrovicës “ISA BOLETINI”

16.03.2020

NJOFTIM RRETH VENDIMEVE PARANDALUESE TË UMIB it PËR COVID – 19

Me shpalljen e Emergjencës për Shëndetin Publik, sipas vendimint të Qeverisë me numër 01/11 të datës 15.32020, Menaxhmenti i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, ka shtuar marrjen e masave shtesëqë i kontribuojnë kujdesittë shtuar për mbrojtjen e shëndetit të tëpunësuarve/palëve, familjarëve të tyre dhe të shoqërisë në përgjithësi, për përballimin sa më lehtë dhe sigurtë të situatës së krijuar.

Në këtë kuadër, Menaxhmenti i UMIB-it, mirëpret dhe vlerëson mirëkuptimin nga të gjithë studentët, stafi akademik dhe personeli i UMIB-it, si dhe palët e tjera tëinteresit që kanë nevojë për shërbime administrative, të cilat nuk janë të domosdoshme dhe urgjente, që këto shërbime t’i kërkojnë pas tejkalimit të pandemisë COVID-19, sipas njoftimeve që do të publikohen në web faqen e UMIB-it.

Masat shtesë:

  • Dekanët e fakulteteve, obligohen të caktojnë personin përgjegjës për menaxhimin e e-mailit zyrtar të fakultetit, në mënyrë që mungesa eventuale fizike në vendet e punës të stafit administrativtë mos jetë pengesë për kryerjen e punëve të domosdoshme, të cilat mund të kryhen nga shtëpia (psh. ofrimi i përgjigjeve në pyetje apo kërkesa të ndryshme, dhënia e udhëzimeve apo sqarimeve etj).
  • Kërkesat e studentëve apo të diplomuarve për pajisje me dokumente të cilat për ta janë urgjente (certifikata, transkripte, diploma etj..), duhet të shqyrtohen me seriozitet dhe palët që kanë bërë këto kërkesa duhet të njoftohen përmes emailit ose numrit të telefonit, për kohën e saktë të pajisjes me dokumentet përkatëse të kërkuara. Dokumentet mund ti ofrohen palës në kopje fizike sipas kohës në të cilën pala është njoftuar më herët, ose mund të dërgohen përmes emailit të skanuara (nëse pala që e ka kërkuar dokumentin, është dakort me këtë formë)
  • Rekomandohen të gjithë dekanët që të ndërmarrin masa shtesë, varësisht nga situatat që mund të paraqiten.
  • Deri në një njoftim tjetër për mundësitë e zhvillimit të ligjëratave/ushtrimeve online, Dekanët udhëzohen që të organizojnëdhe mbikqyrin realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tjera tashmë të përcaktuara për stafin akademik dhe komisionet e ndryshme në fakultete (komisionet për hartimin e RVV së fakultetit; fokusimi i stafit në publikime; pasurimi i literaturës; shqyrtimi i rregulloreve dhe udhëzimeve të UMIB-it etj).

Me respekt!

Prof. Dr. Alush Musaj

Rektor