IChat

Organizohet Konferenca “Promovimi i sektorit minerar dhe ndikimi i tij në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social”

Më datë 27.12.2022 iCHAT ka organizuar Konferencën me temën “Promovimi i sektorit minerar dhe ndikimi i tij në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social”, në bashkëpunim me Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Fakulteti i Gjeoshkencave  dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë.

Në Konferencë panel ishte: Dekani i Fakultetit të Gjeoashkencave në Universitetin e Mitrovices Prof. Dr. Naser Peci, Skender Sallahi – Drejtor i Departamentit të Minierave në Ministrinë e Ekonomisë dhe Besmir Kokollari Drejtor Ekzekutiv në iCHAT.

Ndërsa studentet e Fakultetit të Gjeoshkencave : Elona Qerimi, Arlinda Qarku, Besarta Mangjolli dhe Mentor Peci, prezantuan punimet e tyre që i kanë pregatitur me profesorët: Prof.Asoc.Dr. Festim Kutllovci, Prof.Asoc.Dr. Izet Ibrahimi, Prof.Dr.Zarife Bajraktari Gashi, Ass. Msc. Ujmir Uka dhe Dr.Sc. Kemajl Zeqiri.

iCHAT përmes këtij projekti synon promovimin e sektorit minerar të Kosovës si dhe promovimin e këtij sektori tek të rinjtë si profil dhe fushë për studimeve të tyre. Edukimin e të rinjëve për rëndësinë dhe rolin e këtij sektori në zhvillimin ekonomik të vendit. Gjithashtu iCHAT do të avokoj në vazhdimësi që të ketë mbështetje dhe bursa për të rinjët për studime në Fakultetin e Gjeoshkencave si sektor mjaft i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të gjithmbarshëm të vendit.

Linku i videos përmbledhëse të konferencës:

https://ichat-rks.org/promovimi-i-sektorit-minerar-dhe-ndikimi-i-tij-ne-aspektin-ekonomik-mjedisor-dhe-social/