Media

Organizohet moduli i parë i trajnimit për studentët “Edukimi mediatik”

Në ambientet e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në kuadër të bashkëpunimit me Misionin e OSBE-së, u organizua seminari për përmirësimin e shkrim-leximit mediatik.
Seminaret, të cilët do të vazhdojnë, u ofrojnë studentëve pjesëmarrës aftësi kyçe të shkrim-leximit mediatik, duke u thelluar në tema specifike si zbulimi i lajmeve të rreme, roli i reklamës në ndërtimin e identiteteve, fëmijët si audiencë e veçantë mediatike, argëtimi në media dhe çështjet e privatësisë. Në seminarin e parë morën pjesë mbi 100 studentë nga fakultete të ndryshme të UIBM-së, veçanërisht nga Fakulteti i Edukimit.
Më tutje është paraparë që prodhimi i një kurrikule gjithëpërfshirëse të arsimimit mediatik për arsimin e lartë që është zhvilluar në vitin 2019 së bashku me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, të integrohet si lëndë bazë, dhe Misioni i OSBE-së do të vazhdojë mbështetjen e arsimit të lartë në Kosovë. për të arritur këtë qëllim.