Trajnim

Organizohet trajnimi i radhës për planifikimin dhe implementimin e mësimdhënies në arsimin e lartë

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për zhvillimin e cilësisë në UIBM, me mbështetjen e Qendrës për përsosmëri në mësimdhënie të Universitetti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në datat 24-27 Janar po zhvillohet trajnimi i radhës për stafin akademik nga njësitë akademike  të UIBM, me temën: Planifikimi dhe implementimi i mësimdhënies në Arsimin e Lartë.

Profesorët dhe asistentët nga njësitë akademike të UIBM, së bashku me trajnerët zhvilluan temat për hulumtimin në veprim, mësimin problemor dhe mësimdhënia universitare aktive dhe ndërvepruese. Këto trajnime janë vazhdimësi e zhvillimit professional të stafit akademik, që synojnë zhvillimin e cilësisë.