Për të katërtin vit me radhë UIBM pa asnjë vërejtje nga auditori
Në Raportin e publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës për vitin fiskal 2020, nuk ka asnjë vërejtje për Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Kjo është hera e katërt radhazi që UIBM si njësi buxhetore në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Inovacionit (MASHTI), del pa asnjë vërejtje nga Auditimi.
Drejtori i Financave në UIBM, Besim Kurti, tha se bazuar në mostrat e kërkuara dhe të prezantuara, UIBM nuk ka marre asnjë vërejte me çka edhe njëherë është dëshmuar se ky insitucion ka një administratë të përgjegjshme, efikase, transparente dhe llogaridhënëse. “Edhe këtë vit fiskal, sikur edhe gjatë edhe gjatë tre viteve të kaluara, proceset e zhvilluara ishin konform dispozitave ligjore dhe rregulloreve në fuqi”.
Rektori i UIBM, prof.dr.Alush Musaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë raport që shpërfaq punën e mirë dhe profesionale të Zyrës së Financave dhe administratës në përgjithësi. “Dua t’i përgëzoj të gjithë administratën për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, duke bërë që UIBM të bëhet shembull sa i përket respektimit të procedurave dhe infrastrukturës ligjore në përgjithësi”, theksoi ai.