Përfundimi i Trajnimit “Communication for Development” në Fakultetin e Edukimit
Trajnimi “Communication for Development,” organizuar nga Fakulteti i Edukimit, ka përfunduar me sukses. Ky trajnim u realizua në kuadër të projektit të fituar në KUSA dhe përfshiu pjesëmarrës nga stafi akademik, studentët dhe alumni.
Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellonin njohuritë e tyre në fushën e komunikimit për zhvillim. Programi ishte i pasur me sesione interaktive, të cilat trajtonin tema të rëndësishme mbi komunikimin.
Pjesëmarrësit nga stafi akademik sollën përvojat e tyre dhe ndanë praktikat më të mira, duke ndihmuar studentët dhe alumni të kuptonin më mirë sfidat dhe mundësitë që paraqet kjo fushë. Studentët patën mundësinë të angazhoheshin në diskutime direkte dhe të ndanin idetë e tyre inovatore, ndërsa alumni sollën perspektiva praktike nga përvojat e tyre profesionale.
Pjesëmarrësit do të certifikohen për pjesëmarrje që të dëshmojnë për angazhimin dhe arritjet e tyre gjatë këtij programi. Ky trajnim jo vetëm që ka pasuruar njohuritë e tyre, por gjithashtu ka forcuar rrjetin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet stafit akademik, studentëve dhe alumni.
Organizatorët shprehën falënderimet e tyre për trajneren Florentina Dushi, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit, duke shpresuar që njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë këtij trajnimi të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të komunikimit për zhvillim në nivel lokal dhe ndërkombëtar.