Juridikuu

Përfundoi trajnimi për strategjinë e komunikimit profesor – student në Fakultetin Juridik

Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë ka organizuar një trajnim për strategjinë dhe mënyrat e komunikimit në marrëdheniet profesor-student. Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e fakultetit dhe u udhëhoq nga eksperti i njohur në fushën e komunikimit, profesori Bart Queen, i cili ka ligjëruar në universitetet e njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë Oklahoma State University dhe NC State University, si dhe ka ndihmuar shumë kompani të njohura në nivel botëror në fushën e komunikimit.

Dekani i Fakultetit Juridik, prof. asoc.dr. Islam Qerimi, shprehu falënderimin e tij ndaj profesorit Queen, z. Peter Bonner dhe stafit të mbështetjes për kontributin e tyre të çmuar në trajnimin e stafit akademik të fakultetit. Ai theksoi se kjo ishte një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e cilësisë së mësimdhënies dhe marrëdhënieve profesor-student në fakultet.

Po ashtu, është bërë e ditur se në një të ardhme të afërt, profesori Queen do të kthehet përsëri në Kosovë për të mbajtur një trajnim të ngjashëm me një grup të zgjedhur të studentëve, duke sjellë një mundësi të jashtëzakonshme për ata të mësojnë nga një ekspert i njohur ndërkombëtarisht në fushën e komunikimit.

Ky aktivitet tregon përkushtimin e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në ndihmën që ofrohet për të gjithë pjesëmarrësit në komunitetin akademik dhe studentor.