Fotojaa

Përfundon cikli i parë i ligjëratave nga Klinika Juridike Penale

Më 15 janar 2018, është mbajtur ceremonia përmbyllëse e ciklit të parë të ligjëratave nga Klinika Juridike Penale si projekt i përbashkët në mes Fakultetit Juridik, Odës së Avokatëve dhe NCSC-së.

Ceremonia është paraprirë nga ligjërata e fundit e këtij cikli e mbajtur nga z.Burim Ademi, gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Gjyqtari Ademi ka bashkëbiseduar me studentët në lidhje me avokimin e vlerave të drejtësisë dhe me çështje që kanë të bëjnë me etikën profesionale të juristëve. Pyetjet dhe komentet e shpeshta nga ana e studentëve kanë treguar më së miri rëndësinë e kësaj çështje në punën praktike të juristit.

Pas përfundimit të ligjëratës, znj.Edona Ahmetaj përfaqësuese e NCSC-së ka shpërndarë certifikatat e pjesëmarrjes për studentët që kanë qenë pjesë e Klinikës. Studentët, do ta angazhohen edhe më tutje në projekt duke vazhduar edukimin e tyre profesional tek zyret e disa prej avokatëve në Mitrovicë.

Klinika është themeluar në muajin tetor pas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet NCSC-së dhe Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”. Në kuadër të këtij projekti, çdo javë, janë mbajtur ligjërata me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe ekspertë ligjor.