
Përkrahja e studentëve dhe hulumtimeve nga KEK
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) vazhdon të mbështesë bashkëpunimin e ngushtë me universitetet dhe studentët, duke kontribuar në zhvillimin e projekteve hulumtuese që kanë ndikim pozitiv për industrinë dhe mjedisin. Në këtë kuadër, KEK ka mbështetur projektin e Universitetit “Isa Boletini” Mitrovice – (UMIB) Fakulteti i Gjeoshkencave: “Hulumtimi i mundësisë së rikthimit të gazrave gjatë procesit të djegies së linjitit në termocentralin Kosova B.” Ky projekt është pjesë e skemës programore “Hulumtimi bazuar në mësimdhënie”, i mbështetur nga MASHTI dhe HEI’25.
Pas disa muajsh punë hulumtuese nga Prof.dr. Zarife Bajraktari-Gashi dhe studentët në bashkërendim me stafin e KEK-ut është përgatitur një përmbledhje e prezantimit mbi rikthimin e gazrave në Termocentralin Kosova B. Ky hulumtim ka dhënë mundësi të jashtëzakonshme për studentët, të cilët kanë mundësinë të realizojnë punën praktike dhe hulumtuese direkt në Termocentralin Kosova B.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, KEK konfirmon angazhimin e saj për zhvillimin e mëtejshëm të arsimimit dhe kërkimit shkencor, si dhe për mbështetje të projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mjedisin dhe industrinë energjetike.