Përmbylli punimet “Kongresi XIX Ballkanik i Përpunimit të Mineraleve (XIX BMPC)”
Ka përmbyllur punimet “Kongresi XIX Ballkanik i Përpunimit të Mineraleve (XIX BMPC)”, i cili për herë të parë u mbajt në Kosovë (Mitrovicë). Në ditën e dytë pjesëmarrësit e këtij kongresi që u organizua nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe Instituti i Pasurimit të Mineraleve dhe Mbetjeve, Energjisë dhe Mjedisit, vizituan kampusin universitar në Mitrovicë, kompaninë “Trepça”, “NewCoFerronikeli” etj,.
Rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj, ka shoqëruar pjesëmarrësit në ditën e fundit të kongresit gjatë vizitës në kampusin universitar. Ai ka falënderuar presidentin e “Kongresit”, prof.dr. Guven Onal, për organizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme në Mitrovicë.
Organizimi i “Kongresit” është mbështetur edhe nga Ministria e Ekonomisë, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Departamenti i Minierave, “Trepça”, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), “NewCoFerronikeli”, “SharrCem” etj,.