Kampusi6

Përmirësimi i Raportit për Procedura Pas-akredituese nga Fakulteti Juridik

Fakulteti Juridik është duke punuar intensivisht në hartimin e Raportit të Përmirësimit të Rekomandimeve për Procedura Pas-akredituese (Self-Improvement Report for Post-Accreditation Evaluation, Law, LLB 240 ECTS), që duhet të dërgohet në Agjencinë e Kosovës për Akreditim deri më 13 shkurt 2025.

Dekani i Fakultetit Juridik, Profesori Islam Qerimi, i cili është gjithashtu kryesues i Grupit Punues për këtë raport, ka njoftuar se puna për finalizimin e tij po ecën me sukses. Ai ka theksuar se draftprojekti është hartuar nga vetë ai dhe Prodekani, prof. ass. dr. Arbnor Ajeti.

Dokumenti është plotësuar në takimin e zhvilluar më 6 shkurt 2025, me komentet e prof. ass. dr. Zahir Çerkinit, dhe është mbështetur nga prof. ass. dr. Besnik Murati, prof. ass. dr. Mimoza Aliu, si dhe nga përfaqësueset e studentëve, Xhulejta Fejzullahu dhe Medina Ismajli.

Aktualisht, dokumenti është dërguar te stafi akademik i Fakultetit Juridik për të dhënë sugjerimet dhe komentet e tyre. Ky raport do të jetë objekt shqyrtimi dhe aprovimi në mbledhjen e radhës të Këshillit të Fakultetit, e cila do të zhvillohet më 10 shkurt 2025.

Dekani Qerimi ka falënderuar të gjithë kontribuesit që kanë ndihmuar dhe po vazhdojnë të kontribuojnë në finalizimin dhe përfundimin në kohë të këtij dokumenti, duke siguruar përmbushjen e kërkesave të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.