Profesori, Përparim Gruda, përfundon qëndrimin si “Fulbright Visiting Scholar” në Universitetin e Washingtonit në SHBA
Profesori i Fakultetit Juridik, Përparim Gruda, ka përfunduar me sukses periudhën e qëndrimit si “Fulbright Visiting Scholar” në Universitetin e Washingtonit, US. Gjatë kësaj kohe, ai ka kryer studime në fushën e së drejtës kushtetuese dhe besojmë se kjo përvojë do të reflektohet pozitivisht edhe te studentët tanë. Përvoja dhe njohuritë e fituara gjatë këtij programi pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në mësimdhënie dhe në zhvillimin e projekteve akademike në Fakultetin tonë.
Ky program është financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës duke ofruar mundësi për hulumtime shkencor dhe bashkëpunime ndërkombëtare.