Ses

Gjashtë studente të UIBM bëhen pjesë e projektit “Global Engineer Girls”

Gjashtë studente të  Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM); Agnesa Baliu, Blerta Salihu, Rinesa Dedushaj, Media Baliu nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike si dhe Aurora Brahimi e Elvira Ferizi nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore, do jenë pjesë e projektit “Global Engineer Girls”. Këto përfituese janë përzgjedhur në mesin e 30 studenteve nga universitetet publike.

Projekti “Global Engineer Girls” (GEG) në Kosovë, ka për qëllim avancimin e studenteve që studiojnë në fushën e inxhinierisë. Ky program përfshinë ligjërata, trajnime dhe praktikë me mentor gjatë projektit, ku vajzat do të fitojnë aftësi të buta dhe digjitale të shekullit 21.

Zyrtari i Lartë i Qendrës për Zhvillim të Karrierës në UIBM, Alban Fazliu, ka falënderuar përfaqësuesit e LIMAK që kanë përfshi dhe UIBM në këtë projekt. Kjo është hera e dytë që studentet e UIBM kanë përfituar nga ky projekt.