GEG

Pesë studente të UIBM përfunduan me sukses programin “Global Engineer Girls Kosovo”

Pesë studente të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Elma Sallahu, Shpresa Bajrami, Albina Demaku, Blerta Jusufi dhe Bleona Feka, kanë përfunduar me sukses programin “Global Engineer Girls Kosovo”. Pjesë e këtij e programi ishin edhe 10 studente nga Universiteti i Prishtinës dhe 5 nga Universiteti i Shkencave të Aplikative në Ferizaj, për të cilat janë ndarë diploma në një ceremoni të organizuar të mërkurën në Prishtinë.

Ky projekt është mundësuar nga partneriteti ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, UNDP Kosovo, Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe  LIMAK Kosovo. Qëllimi i tij ka qenë që të zhvilloj shkathtësitë ekstrakurrikulare për studentet vajza dhe gra në universitete, me qëllim përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Në ceremoninë e ndarjes së diplomave ishin edhe rektorja e UIBM, prof.asoc.dr. Merita Shala dhe sekretari i përgjithshëm, Avdy Beqiri. Rektorja Shala uroi studentet për suksesin e tyre dhe njëkohësisht inkurajoi studentët në përgjithësi që të bëhen pjesë e projekteve që u ndihmojnë në zhvillimin e shkathtësive të tyre që ndërlidhen me tregun e punës.