GlobalEngineeringGirlsKosovo

Pesë studentet e UIBM-së, përfituese të programit Global Engineer Girls Kosovo

Prorektorja për mësim, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë  Prof.asoc. Merita Shala dhe pesë studentet Elma Sallahu, Shpresa Bajrami, Albina Demaku, Blerta Jusufi dhe Bleona Feka, morën pjesë në ceremoninë zyrtare të lansimit të projektit “Global Engineer Girls Kosovo”, i cili mundësohet nga partneriteti ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, UNDP Kosovo, Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe  LIMAK Kosovo. Ky program synon zhvillimin e shkathtësive ekstrakurrikulare për studentet vajza dhe gra në universitete, me qëllim përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Në Ditën e Vajzave dhe Grave në Shkencë, “Global Engineer Girls Kosovo” nderoi studentet përfituese me nga një tablet. Përfitueset ishin edhe  5 studente  nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, 10 studente nga Universiteti i Prishtinës dhe 5 nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.