Cover

Pezullohen provimet e afatit të shtatorit sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Të nderuar studentë dhe profesorë,

Mbështetur në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 01/35 të datës 12.9.2021 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, respektivisht pika 20, ju informojmë se pezullohet zhvillimi i provimeve deri më 26.9.2021.
Për çdo informacion tjetër, do t’ju njoftojmë me kohë.

Respektoni masat anti-Covid!
Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!

Vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 01/35 të datës 12.9.2021