Po i zhvillon punimet Konferenca XV ndërkombëtare ndërdisiplinore: “Studime krahasuese në shoqërinë moderne, Ballkani në kontekstin evropian dhe global”
Me datë 19 dhe 20 mars 2021, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, po i zhvillon punimet Konferenca XV ndërkombëtare ndërdisiplinore: “Studime krahasuese në shoqërinë moderne, Ballkani në kontekstin evropian dhe global” dhe “Konferenca IV ndërkombëtare e Forumit Sociologjik Ballkanik (BSF) me temë “Ballkani – Një qasje krahasuese dhe integruese”. Konferenca po i zhvillon punimet në mënyrë të kombinuar, online dhe fizikisht. Në konferencë janë gjithsej 223 prezantime nga 333 autor e koautor nga 23 shtete.
Organizator i konferencës është Institui Shqiptar i Sociologjisë / Shoqata Sociologjike Shqiptare, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe shumë institucione të tjera partnere.
Në hapje të konferencës fjalë rasti mbajtën Kseanela SOTIRIFSKI, Rektore e Universitetit Aleksander Moisiu në Durrë, Behxhet Shala, Prorektor i Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, Kaliopi NASKA, Rektor i Universiteti Shqiptar, Irena NIKAJ, Presidente e Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA), Ismajl BAFTIJARI, Drejtor i Institutit për Shkencë dhe Teknologji (INSI), Agri SOKOLI, Zëvendës Drejtor i Institutit të Studimeve Politike dhe Sociale (IPSS), Korea e Jugut, Ali PAJAZITI, Universiteti Jug-Lindor, Maqedonia e Veriut, Dhimitri BELLO – Rektor, Universiteti Fan S. Noli i Korçës – Shqipëri, Geron KAMBERI – Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Lidershipin në Shkolla (CSL), Leke SOKOLI – Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Shqiptar të Sociologjisë (AIS) Besim GOLLOPENI, Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, Forumi Sociologjik Ballkanik dhe moderator i konferencës.
Po ashtu, në kuadër të konferencës shkencore ndërkombëtare u zhvilluan edhe zgjedhjet e Forumit Sociologjik Ballkanik, ku ndër të tjera, Presidenti u zgjedh nga Kosova, Prof. Besim Gollopeni, sociolog, zv. Presidente, Prof. Jasminka Laznjak sociologe nga Kroacia dhe zv. President Prof. Surgio Baltatescu, sociolog nga Rumania.