Prezantimi i standardeve të reja të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Fakultetin e Edukimit
Më 04.06.2024, Zyra e Cilësisë e Fakultetit të Edukimit, nën koordinimin e Ass. Leonora Çarkaj, organizoi një takim të rëndësishëm me menaxhmentin, stafin akademik, administratën dhe studentët. Në këtë takim, znj. Natyra Misini, zyrtare e cilësisë në kuadër të UIBM, prezantoi standardet e reja të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.