Prezantohen mundësitë që ofrohen për studentët nga “Erasmusplus”
Zyrtarë nga projekti “Erasmusplus”, kanë prezantuar të martën para studentëve të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, mundësitë që ofrohen në kuadër të këtij projekti për studime jashtë vendit. Ana Fernandez Vila dhe Rebeca Diaz Redondo, nga “Erasmusplus”, ftuan studentët që t’i shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga ky projekt, pjesë e të cilit është edhe Universiteti “Isa Boletini”.
Sipas tyre, për të gjithë të interesuarit është mundësi e mirë për të studiuar në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë në njërin nga vendet partnere evropiane si Spanjë, Portugali, Kroaci, Slloveni, Poloni, Gjermani dhe Bullgari. Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Rifat Morina, tha se Universiteti “Isa Boletini”, ka krijuar një bashkëpunim shumë të mirë me universitetet që janë pjesë e projektit “Erasmusplus”, në të mirë të studentëve dhe profesorëve.