Procesi i riakreditimit të programeve Bachelor dhe Master në fakultetin e Xehetarisë
Në kuadër të procesit të ri-akreditimit të programeve Bachelor dhe Master në fakultetin e Xehetarisë, sot u mbajt takimi i III-te punues në departamentin e minierave. Në kuadër të këtyre takimeve po merre pjesë edhe koordinatori për cilësi i FGJ-se, prof.. Sabri Avdullahi.
Në këto takime, po diskutohet freskimi i programeve mësimore, konform kërkesave bashkohore. Profesorët janë duke analizuar praktikat ndërkombëtare të programeve minerare, si psh. Universitetit të Leobenit, Universiteti i Zagrebit, Universiteti it Freiberg-ut, dhe Universitetit të Osman Gazi Eskisehir. Deri me tani Departamenti ka arritur te hartoj draft-dokumentin të programeve te xehetarisë.