Procredit

“ProCredit Bank” mbajti sesion informues për mundësitë e punësimit dhe punës praktike me pagesë

Organizuar  nga Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK), përfaqësues të “ProCredit Bank” kanë mbajtur një sesion informues në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Ata kanë informuar studentët për mundësitë e punësimit dhe  punës praktike me pagesë që ofrohet në këtë bankë.

Gjatë qëndrimit në UIBM përfaqësuesit e “ProCredit Bank”,  janë shoqëruar nga zyrtari i Lartë i QZHK – së, Alban Fazliu. Gjithashtu ata janë pritur në takim edhe nga rektori i UIBM, prof.dr. Alush Musaj.