
Prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri mori pjesë në punëtorinë “Recovery of Mining District Network” në Winterthur të Zvicrës
Prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri nga Fakulteti i Gjeoshkencave mori pjesë në takimin/workshop-in e organizuar në kuadër të projektit COST – Recovery of Mining District Network, i cili u mbajt më 10-11 prill 2025 në Winterthur të Zvicrës. Ky takim përfaqësoi një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe përmirësimin e praktikave të qëndrueshme në industrinë e minierave.
Gjatë këtij takimi, prof. Zeqiri mbajti një ligjëratë të titulluar: “Mitigating Risks through Sustainable Tailings Management: A Review of Mining Policies and Legislation”, ku theksoi rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve minerale (tailings) ku paraqiti një analizë të politikave dhe legjislacioneve në këtë fushën e menaxhimit të deponive minerare. Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit kishin mundësinë të realizonin një vizitë studimore në minierën e braktisur nën tokësore të qymyrit në Chohlenloch Erzgrube, ku u njohën më nga afër me praktikat e industrisë dhe sfidat e menaxhimit të fazës post-minerare. Po ashtu, u realizua një aktivitet praktik për përftimin artizanal të arit në lumenjë, ku u demonstruan metodat e përdorura për nxjerrjen e arit nga rera dhe zhavorri.
Për më tepër, prof. Zeqiri vazhdon të angazhohet në aktivitete të ndryshme të këtij projekti, si anëtar i katër grupeve punuese dhe udhëheqës i nën-grupit punues “Tailing Management”, duke kontribuar me ekspertizën e tij të gjerë për zhvillimin e standardeve dhe praktika më të mira në menaxhimin minierave dhe mbetjeve minerale dhe aktiviteteve post-minerare. Ky angazhim tregon angazhimin e vazhdueshëm të prof. Zeqirit në avancimin e kërkimeve dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë në industrinë e minierave.