Prof.asoc.dr. Merita Shala zgjedhet Rektore në UIBM
Këshilli Drejtues në mbledhjen e sotme të mbajtur më 24 Korrik 2023 ka zgjedhur prof.asoc.dr. Merita Shala për rektore të ardhshme të UIBM-së në mandatin e ardhshëm 2023/2027. Prof.asoc.dr. Merita Shala është profesoreshë në Fakultetin e Edukimit në UIBM. Në të kalaurën, ka mbajtur pozitën e prorektores dhe dekanes në UIBM. Gjatë mandatit të fundit ka udhëhequr dy herë me radhë procesin e akreditimit institucional me çrast për dy herë me radhë UIBM është riakredituar me shumë sukses.
Prof.asoc.dr. Merita Shala ka të kryera dy doktorata dhe mbanë titullin e profesorit të asocuar në UIBM. Ka përvojë të gjatë në arsimin e lartë duke qenë pjesë e projekteve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka publikuar punime shencore në databazat më të indeksuara botërore duke përfshirë Web of Science dhe Scopus. Ka qenë pjesë e grupeve punuese të ndryshme në nivel të vendit për hartimin e strategjive nacionale lidhur me mbrojtën dhe mirëqenien e fëmijëve.
Prof.asoc.dr. Merita Shala gjatë paraqitjes së ekspozesë para Këshillit Drejtues është zotuar për zhvillimin e kurrikulave dhe programeve të reja që do të jenë unike. Po ashtu, lidhja e universitetit me industrinë do të jetë fokus në mandatin e ardhdhëm. Njëra prej pikave kryesore të planprogramit të saj lidhet me parandalimin dhe sanksionimin e konfliktit të interesit, plagjiaturës dhe forcimin e integritetit akademik.
Prof.asoc.dr. Merita Shala do ta pranon detyrën në ceremoni zyrtare më 1 tetor 2023 nga rektori aktual prof.dr. Alush Musaj, i cili ka udhëhequr UIBM-në nga themelimi. Kjo ceremoni do t’i hap rugën zgjedhjes së prorektorëve dhe strukturave tjera menaxheriale për mandatin 2023/2027.