Prof.asoc.dr. Nurten Deva, u zgjodh ushtruese e detyrës së rektores në UIBM
Këshilli Drejtues i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në mbledhjen e mbajtur të hënën (5.02.2024) ka anuluar vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e rektorit, nr.13366, datë 20.06.2023, ku rektore ishte zgjedhur prof.asoc.dr. Merita Shala. Në mbledhje u mor vendimi për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e rektorit në UIBM.
Ndërsa, për të mos lejuar boshllëqe derisa të kryhen procedurat e zgjedhjes së rektorit të ri, Këshilli Drejtues, caktoi prof.asoc.dr. Nurten Deva, si ushtrues e detyrës së rektores. Profesoresha Deva, punon si mësimdhënëse e rregullt në Fakultetin e Gjeoshkencave në UIBM.