Foto 3

Prof. ass. dr. Bahtir Hyseni, Prorektor për hulumtime dhe kërkime shkencore, mori pjesë në konferencën World Summit on Food Science and Nutrition e mbajtur Zvicër.

Profesori i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore  njëherit edhe Prorektor për hulumtime dhe kërkime shkencore të UIBM, Prof.ass.dr. Bahtir Hyseni mori pjesë në  konferencën World Summit on Food Science and Nutrition e mbajtur në Bern, Zvicër, nga 14-16 Tetor  20204. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të akademisë dhe industrisë nga vende të ndryshme të Evropës, Amerikës, Azisë dhe Zelandës së re. Prof. Ass. Dr. Bahtir Hyseni në konferencë prezantoi punën shkencore që po zhvillohet në Laboratoret e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në kuadër të Universitetit “Isa Boletini”. Punimin të cilin e prezantoi titullohet “Substitution Of Sulfur Dioxide With Pomegranate Peel Polyphenols In Young Wine: Impact On Quality, Safety, And Aging Process”.