
Prof.ass.dr. Besnik Hajdari, përfaqëson UIBM në “Kongresin për Kërkime Shkencore Bashkëkohore” në Romë të Italisë
Prof.ass.dr. Besnik Hajdari, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike po merr pjesë në “Kongresin e 7-të Ndërkombëtar për Kërkime Shkencore Bashkëkohore”, i cili organizohet nga Selcuk University and Siirt University, në Romë të Italisë. Kësisoj Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë del të jetë universiteti i vetëm në vend dhe rajon që përfaqësohet në këtë kongres të nivelit të lartë, ku prof.dr. Hajdari, është edhe njëri nga udhëheqësit e panelit në këtë organizim ndërkombëtar.
Në këtë kuadër, profesor Hajdari, ka zhvilluar edhe disa takime me pjesëmarrësit e universiteteve pjesëmarrëse për të diskutuar për mobilitete akademike, bashkëpunime në projekte dhe zgjerimin e ndërkombëtarizimit të UIBM. Ai gjithashtu do të prezantojë një punim shkencor nga fusha e tij akademike në këtë kongres.
Aktivitete të tilla vlerësohen të rëndësishme për stafin akademik dhe si privilegj për UIBM, duke qenë i përfaqësuar në kongrese dhe konferenca ndërkombëtare me reputacion të lartë shkencor, hulumtues dhe akademik.