Kema

Prof.assoc.dr. Kemajl Zeqiri, mori pjesë në Konferencën Vjetore për Miniera dhe Minerale  në Strugë të Maqedonisë Veriore

Prof.assoc.dr. Kemajl Zeqiri, mësimdhënës në Fakultetin e Gjeoshkencave, ka marrë pjesë në Konferencën Vjetore për Miniera dhe Minerale  në Strugë të Maqedonisë Veriore. Me këtë rast, prof. Zeqiri, prezantoi punimin me titull “Mining, Mining Closure, Post-Mining and Transition, i cili paraprakisht është pranuar për publikim në librin përmbledhës të kësaj konference.

Prof. Zeqiri është edhe anëtar i Këshillit Shkencor të kësaj konference.