Prof. Berat Ujkani nga FIMK ishte pjesë e shkollës së parë trajnuese në Kaunas University of Technology (KUT), Lituani
Në kuadër të projektit hulumtues MultiplEYE, u mbajt shkolla e parë trajnuese më 26–28 prill 2023, në Kaunas University of Technology (KUT), Lituani. Në mesin e pjesëmarrësve nga shumë universitete evropiane ishte edhe shefi i Departamentit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, prof. Berat Ujkani.
Projekti MultiplEYE synon të nxisë një rrjet ndërdisiplinor të grupeve kërkimore që punojnë në mbledhjen e të dhënave të gjurmimit të syve nga leximi në shumë gjuhë. Qëllimi është mbështetja e zhvillimit të një korpusi të madh shumëgjuhësh për gjurmimin e syve dhe t’u mundësojë studiuesve të mbledhin të dhëna duke shkëmbyer infrastrukturën dhe njohuritë e tyre midis fushave të ndryshme, duke përfshirë gjuhësinë, psikologjinë dhe shkencat kompjuterike.
Ky koleksion i të dhënave mund të përdoret më pas për të studiuar përpunimin e gjuhës njerëzore nga një perspektivë psikolinguistike, si dhe për të përmirësuar dhe vlerësuar përpunimin e gjuhës kompjuterike nga këndvështrimi i machine learning.