Libb

Prof.dr. Enver Hasani dhuron dy tituj të librave autoriale për Bibliotekën Universitare

Prof.dr. Enver Hasani ka dhuruar dy tituj – gjithsej katër libra autorial të fushës juridike për Bibliotekën e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM).  Prej tyre, dy ekzemplarë janë të librit “Rruga për në Damask” dhe dy të tjerë të librit “Kushtetuta Materiale në Shkencën Juridike dhe si Realitet”.

Biblioteka Universitare është duke u pasuruar përditë me tituj të rinj të fushave të ndryshme, shumë prej të cilave janë donacione nga vetë autorët. Udhëheqësi i Bibliotekës, Alban Fazliu, falënderon profesorin Hasani në këtë rast dhe të gjithë ata që janë duke dhuruar libra për UIBM