Naseri

Prof.dr. Naser Peci nga FGJ-ja mori pjesë në takimin vjetor “Initiative for coal regions in transition in the Western Balkans and Ukraine” në Bruksel

Prof.dr. Naser Peci, profesor në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini në Mitrovicë, mori pjesë në takimin vjetor “Initiative for coal regions in transition in the Western Balkans and Ukraine” që u mbajt me datat 27-28 nëntor 2023 në Bruksel. Takimi është organizuar nga Komisioni Evropian dhe gjashtë partnerë ndërkombëtarë bashkëpunues: Banka Botërore, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve, Fondi Kombëtar i Polonisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Menaxhimin e Ujërave dhe Kolegji i Evropës në Natolin.

 

Iniciativa për rajonet e qymyrit në tranzicion në Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainë u lansua në dhjetor 2020 dhe synon të ndihmojë vendet dhe rajonet që të largohen nga qymyri drejt një ekonomie neutrale ndaj karbonit, duke siguruar që ky tranzicion të jetë i drejtë. Takimi u organizua në grupe ku panelistë ishin caktuar përfaqësues dhe ekspertë  nga vendet e Unionit Evropian si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës. Gjatë prezantimeve dhe diskutimeve u shkëmbyen përvojat e vendeve të zhvilluara, atyre të Ballkanit perëndimor dhe Ukrainës për tranzicionin e drejtë.