
Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi realizon mobilitet në UCTM, Sofje
Prof. Dr. Zarife Bajraktari Gashi, profesoreshë në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë (UIBM), realizoi një mobilitet një javor në Universitetin e Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë (UCTM) në Sofje, Bullgari, gjatë periudhës 2-8 shkurt 2025, me ftese te dekanit Prof.Dr. Emil Mihalov.
Gjatë vizitës, Prof. Dr. Bajraktari Gashi mbajti një prezantim me temën ” “Ferrolegura dhe rëndësia e tyre në industrinë metalurgjike”, duke ndarë përvojën e saj nga UIBM dhe duke prezantuar teknologjitë e reja qe do perdoren ne procese metalurgjike ne perfitimet e ferrolegurave. Ajo gjithashtu mori pjesë në aktivitete laboratorike për analizimin e mostrave dhe zhvilloi diskutime me ekspertë dhe profesorë të UCTM mbi sfidat teknike dhe mundësitë e bashkëpunimit në projekte kërkimore.
Ky mobilitet ka kontribuar në forcimin e lidhjeve akademike dhe profesionale midis dy institucioneve, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunime në fushën e pirometalurgjisë gjegjesisht ne Ferrolegura. Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë mbetet i përkushtuar për të mbështetur mobilitetin e stafit akademik, duke e konsideruar atë si një mundësi të rëndësishme për shkëmbim të njohurive dhe zhvillim profesional.