Edita

Prof. Edita Bekteshi  ka përfunduar me sukses hulumtimin e postdoktoratës në fushën e pedagogjisë

Profesoresha Edita Bekteshi ka përfunduar me sukses hulumtimin e postdoktoratës në fushën e pedagogjisë me titull: “ Mësimi i gjuhës angleze në klasat gjithëpërfshirëse – A ndikon gjuha e huaj në gjithpërfshirje?

Ky hulumtim u krye  në Graz të Austrisë, në  University College of Teacher Education Styria, në periudhën 1 mars 2022 – 30 mars 2022, i mbështetur Agjencia e Austrisë për Arsim dhe Ndërkombëtarizim, Programe Mobiliteti dhe Bashkëpunim, Programi  Heras+. Bashkëpunime të tilla pritet  të  ketë  edhe në të ardhmen.