FTU

Prof. Heli Wahlroos nga Finlanda mban ligjëratë për studentët e FTU

Në kuadër të projektit Erasmus+ nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara “Savonia”, Prof. Heli Wahlroos, mbajti një ligjëratë me temë “Prodhimi Shtazor dhe Siguria e Ushqimit në Finland” për studentët e programit të studimeve Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore.

Ajo vlerësoj lartë pjesëmarrjen aktive të studentëve në ligjëratë dhe njohuritë e tyre për sfidat e sigurisë së ushqimit në Kosovë.

Ligjërata është mbajtur në kuadër të shkëmbimit të stafit akademik si pjesë e projektit Erasmus+ “Kurrikulat DUALE – Studimi dhe Puna Praktike në Bujqësi dhe Siguri Ushqimore (DUAL AFS)”.