Picture1

Prof. Mirsade Osmani nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore përfiton nga mobiliteti në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS

Në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS, Prof. Ass. Dr. Mirsade Osmani, nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore (FTU) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) po qëndron për vizitë në “Savonia University of Applied Sciences”, të Finlandës.

Sipas projektit, Prof. Mirsade do të qëndrojë 14 ditë dhe do të ndjek trajnime të shumta që ndërlidhen me zhvillimin e zinxhirit ushqimor dhe sigurinë ushqimore. Gjithashtu, do të ketë vizita dhe takime të rëndësishme me stafin e universitetit mikpritës.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojës për Prof. Mirsade. Gjithashtu, kjo vizitë pritet të sjell edhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dyja universiteteve, ku studentët dhe stafi i FTU-së do të kenë mundësi në të ardhmen të përfitojnë përvoja të reja.