Juri

Profesorë nga Fakulteti Juridik po marrin pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Shkodër

Prof.asoc.dr. Islam Qerimi, dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), në cilësinë e anëtarit të komitetit shkencor po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë: “Procesi i harmonizimit të së drejtës shqiptare me BE dhe përvoja e shteteve të tjera”, e organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe atij të Universitetit të Firencës. Në këtë konferencë kanë prezantuar punimet shkencore edhe dy profesorë të Fakultetit Juridik: prodekani Arbnor Ajeti dhe profesoresha, Mimoza Aliu.

Dekani Qerimi, theksoi se kjo është një mundësi e mirë për stafin e Fakultetit Juridik, duke pasur parasysh peshën që ka një konferencë e tillë ndërkombëtare. Ai theksoi se bashkëpunimi me universitet shqiptare dhe të huaja po jep fryte sa i përket përfshirjes në aktivitete të tilla shkencore me karakter ndërkombëtar.

Jur2